Kedhi: DASH nxjerr në pah probleme të thella si kapja e shtetit, korrupsioni, censura në media…

Anëtari i BrainGain në PD, Nikola Kedhi ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit duke e vlerësuar atë si një dokument të qartë, koherent dhe të pandryshuar në thelb ndër vite.

I ftuar në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, Kedhi tha se, raporti nxjerr në pah probleme të thella si kapja e shtetit, mungesa e konkurrencës, korrupsioni, vetëcensura në media dhe ndikimi i aktorëve të huaj në politikën vendase. Kedhi vë në dukje se pavarësisht sjelljeve politike të ndryshme të zyrtarëve ndërkombëtarë, raportet e DASH mbeten një pasqyrë e saktë e realitetit shqiptar, që shpesh injorohet nga ndërkombëtarët për arsye të lidhjeve të tyre me qeverinë dhe organizata si Fondacioni Soros.

Nikola Kedhi: Raporti i DASH ka qenë mendoj unë shumë koherent dhe konsistent përgjatë viteve. Nuk është se ka ndonjë ndryshim jashtëzakonisht të madh në raport me raportin e fundit me raportet e tjera. Vazhdimisht në raportet e DASH, ne i përdorim madje edhe si referencë edhe tek instituti ynë për punët kërkimore që ne bëjmë.

Flitet vazhdimisht për kapjet e shtetit, për mungesë konkurrence, për korrupsion dhe për problematika që ju listuat. Gjithashtu edhe për mediat, për vetëcensurën e gazetarëve dhe të medias shqiptare. Ndaj është një panoramë shumë e qartë, shumë e saktë e realitetit në Shqipëri për këdo që jeton këtu dhe e di si është realiteti.

Ndaj pavarësisht edhe ndryshimeve politike herë pas here dhe qëndrimeve të lotuara që kanë ndjekur funksionarë të ndryshëm të pazgjedhurit që kanë përfaqësuar DASH si zoti Blinken etj, raportet kanë qenë mjaft të qartë për atë që ndodh në Shqipëri. Dhe kështu ishte dhe ky raporti i fundit i DASH.

Është e vërtetë që ndryshon sjellja politike e funksionarëve të ndryshëm, sidomos atyre të pazgjedhur sepse ata dhe nuk mbajnë përgjegjësi, nuk kanë kujt ti japin llogari dhe bien pre e ketër lotimeve, korrupsionit, influencave të ndryshme nga qeveria jonë dhe partnerëve të qeverisë tonë në arenën ndërkombëtare. Fondacioni Soros një ndër to. Dhe është shumë e dukshme kjo hipokrizi që ndodh nga ndërkombëtarët në raport me Shqipërinë, që e kemi parë vitet e fundit sidomos. Pikërisht kur botohen këto raporte, këto raporte që tregojnë të vërtetën.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Ish-prokurori godet punonjësen shtatzanë në mbledhjen e ministrisë

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha Ish-prokurori bandit Alket Mersini godet punonjësen shtatzanë. Lexoni …