Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ndarë në Facebook një video ku një pedagogia dhe etnografia Eralda Baze, e veshur me kostum tradicional shqiptar denoncon situatën e zjarreve në vend.
Në mesazhin e saj, ajo thotë se “flakët po përpijnë male e qytete, ndërsa kryeministri bën dua në Facebook me turistë imagjinarë që kanë pushtuar vendin”.
Baze kritikon edhe ndërhyrjen e qeverisë, duke theksuar se për shuarjen e zjarreve “po dërgohen ushtarë me mjete muzeale, që të kujtojnë filmat për Luftën e Parë Botërore”.
Berisha e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin “no comment”.
Mesazhi
Flakët po përpijnë male e qytete ndërsa kryeministri na bën dua në Facebook me turistë imagjinarë që na kanë pushtuar vendin.
Për të shuar zjarret qeveria dërgon ushtarë me mjete muzeale, që të kujtojnë filmat për luftën e parë botërore.
Siç e shihni, edhe Skrapari po digjet, dhe mendojeni pak, i kemi varur të gjitha shpresat te një njeri që në kohën e komunizmit nuk i besuan as pushkën e drurit në zbor.