Sot në Alaska do të zhvillohet një takim i jashtëzakonshëm mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, me qëllimin kryesor për të diskutuar rrugët drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.
Ky takim, i mbajtur në një territor simbolik dhe neutral si Alaska, pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare.
Presidenti amerikan mendon që homologu rus do të bëjë një marrëveshje ndërsa tha se kërcënimi me sanksione ndoshta ka luajtur një rol në organizimin e takimit.
Ai tha se bisedimet e nesërme do të përcaktojnë një takim të dytë për të arritur marrëveshjen, raporton skynews.
“Nëse është një takim i keq, nuk do të telefonoj askënd, do të shkoj në shtëpi. … Por nëse është një takim i mirë, do të telefonoj presidentin Zelensky dhe udhëheqësit evropianë”, tha ai.
Trump paralajmëroi se stimujt ekonomikë dhe sanksionet janë shumë të fuqishme, por nuk zbuloi më shumë informacione mbi atë se çfarë mund të përfshijnë.
Ai shtoi se do të telefonojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë pas takimit, por tha se nuk do të thërrasë askënd nëse takimi nuk shkon mirë.
Trump tha se do të flasë me mediat pas samitit, por theksoi se nuk e di nëse do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus.