Pse Edi Rama pret në një vilë qeveritare në sekretësi të plotë një radikal të majtë si Aleks Soros?!

Nga Ndriçim KULLA

Ardhja e një miliarderi amerikan në mes të verës në jugun e bukur të Shqipërisë rreth dy herë brënda 10 ditësh, natyrshëm më shumë se një kureshtje përbën një lajm shqetësues. Ne e kemi në adënë mikpritjen, aq më tepër ndaj miqve amerikanë me të cilët kemi një respekt të veçantë. Po nëse vetë kryeministri ynë del e pret dhe i dhuron mirëse ardhjen në një vilë qeveritare në një sekretësi të plotë, gjërat ndryshojnë shumë. E kur emri i mikut është Soros, i cili Shqipërinë e ka bërë shtëpinë e vet të dytë, për aq shumë herë sa vjen e takohet me Edi Ramën  kryeministër, atëherë gjithçka bëhet lajm jo aq lehtë e  i anashkalueshëm.

Po përse vallë do të pyesë dikush? Sepse ky emër nuk është thjesht një biznesmen, as një miliarder, ky emër sot është sinonim  i diçkaje të prapë në Amerikë, Europë dhe botë, i krijuesit, financuesit dhe mbajtësit gjallë të nje ideologjie të tërë të së majtës radikale, asaj famëkeqes wokë që e gjithë bota po lufton ta shkulë me aq vështirësi, dhimbje, dështime, por edhe fitore të rëndësishme. Kjo i jep lajmit të vizitave të tij të shpeshta përtej misterit, një bartje parimore ideologjike, vecanërisht për ambasadën dhe administratën e re amerikane, sepse është pikërisht Amerika vëndi ku ai ka pësuar disfatën më të madhe dhe ku administrata e re e Trump ka filluar tia çmontojë një nga një gjithë fasadën liberale të ojf të tij, me të cilat ai ndikon mbi popullin amerikan, drejtësinë dhe politikat e tij.

Për gjithë lëvizjen Maga emri i tij është sinonim i lëvizjes së urryer wokë, të aq shumë dëmeve dhe shkatërimeve në edukimin e fëmijëve, të brezit të ri, në sigurinë e jetës, e kështu me rradhë. Shumë hetime të administratës Trump e bëjnë atë dhe rrjetin e shumë-përhapur të ojf që ai financon për të gjithë ato protesta të stisura dhe jo organike që shpërthyen në Amerikë kundra Trump me titullin “No king”. Së fundmi ai akuzohet edhe për financimin e ” Russiagate”, një skandali të paparë për një vend demokratik, ku Obama dhe FBI kishin sajuar një komplot për të mashtruar opinionin publik mbi lidhjet e Trump me Rusinë dhe ndikimin e rusëve në zgjedhje kundra Hillary Klinton.

E vërteta që po del tani më shesh i ka diskretituar të gjitha mediat tradicionale amerikane, që u bënë trumpetat e këtij manipulimi. Por nga ana tjetër, e kanë shtuar në nivelet më të larta urrejtjen e popullit amerikan në ndikimin manipulativ të këtij njeriu në çdo gjë që prek, duke e konsideruar një rrezik për sigurinë kombëtare të Amerikës. Atëherë pse vallë nuk duhet ti marrim si konsiderata të shkallës më të besueshme, edhe në këtu në Shqipëri, të tilla vlerësime për të? Aq më tepër që dihet masakra që ai i bëri drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare me reformën në drejtësi dhe me gjithë ato metastaza të idrologjisë  ëokë që si kancer i ka futur trupit tradicional dhe konservator të Shqipërisë.

Për çfarë mund të kenë folur vallë në darkimet apo drekimet e tyre këta të dy përvecse për plane strategji në kurriz të së mirës dhe lirisë së Shqipërisë? Kur populli e urren dhe administrata amerikane e sulmon në vendin e vet, por edhe në shumë vende të Europës ( si Italia fqinje p.sh), a nuk kemi të drejtën legjitime të besojmë se ardhja e tij është një thikë pas shpine ndaj intetesave tona, një intrigë e re për ta mbajtur Ramën në pushtet dhe një “shuplakë” e fortë ideologjike ndaj parimeve dhe demokracisë që na ofron Europa.

Asgjë e re sigurisht nuk ështe për ne ky takim, por dikush natyrisht duhet të na e shpjegojë dhe zbulojë misterin e kësaj marrëdhënie sa misterioze aq edhe absurde. Aq më tepër që në kulmin e vet, në pjesmarrjen në dasmën e Sorosit të ri në Nju Jork, mori pjesë dhe mbajti madje fjalim vetë Edi Rama, një sivlla i tij nga Shqipëria e largët, shumë e vogël, shumë periferike në gjeopolitikë, duke e ngritur emrin e vet në shkallën e një arrogance dhe moskokëçarje të hapur, ndaj asaj  që populli amerikan ndjen në shumicë dhe administrata e Trump mendon për të.

Si mundet vallë një Edi Ram i papërfillshëm për perandorinë sorosiane të jetë kaq i afërt, i vetmi madje që mban fjalim? Mund ta kuptojmë shumë mirë lëpirjen dhe legenizimin e tij para madhështisë së babait Soros që e solli dhe e mbajti në pushtet për 25 vjet, në bashki e në qeveri, por nuk arrijmë të kuptojmë se çfarë nevoje ka Sorosi të ketë kaq të afërt e vëlla Edi Ramën e vogël?

E gjithë kjo marrëdhënie politiko-vëllazërore na shqetëson jo vetëm ne si popull shqiptar, por parësisht duhet të shqetësojë edhe vetë administratën Trump dhe sidomos ambasadën amerikane në Shqipëri, që i ndjen dhe i provon të gjalla dhe vitale ndjenjat armiqësore që kjo ” vëllazëri” shkakton çdo ditë e më shumë tek një shumicë gjithnjë e më e madhe shqiptarësh. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, një ideologji anti-kombëtare, siç përcaktohet sot në Amerikë ideologjia wokë dhe një kërcënim për interesat e Amerikës, imagjinoni se çfarë mund të mbjellë në tokën shqiptare me një demokraci të minuar si kjo e jona!

Nuk kemi çfarë të shpresojmë ndryshe nga sekretësia e këtyre takimeve me një personazh të tillë që po i del boja përditë në Amerikë e në Europë, përveçse bëmave dhe projekteve apokaliptike për ne shqiptarët. Po përderisa Sorosi vetë, në vetë të parë, është i intetesuar kaq shumë e kaq ethshëm në vëllazërinë me Edi Ramën, kjo lidhje e mistershme, kjo marrëdhënie vëllazërore absurde për nga pabarazia, përbën një rrezik edhe për vetë interesat amerikane në Ballkan dhe Europë.

Një kujtesë e tillë urojmë dhe shpresojmë të bjerë në veshët e duhur edhe të administratës amerikane, sepse ka nevojë për një qasje tjetër themelore, jo vetëm për interesat shqiptare, por parësisht të popullit amerikan.

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …