Berisha: Altin Troplini mbron Irenën me 3 mbiemra sepse janë bashkëpunëtorë në krim! Kjo është fytyra e vërtetë e këtij sistemi

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po funksionon në mënyrë selektive dhe të korruptuar, duke mbrojtur figura të dënuara apo të përfshira në mashtrime të qarta ligjore.
Ai akuzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor, të drejtuar nga Naureda Llagami, për mbrojtjen e gjyqtares Irena Gjoka, ndonëse kjo e fundit është e përfshirë në tre vepra penale dhe e dënuar me burg nga një gjykatë greke, për një çështje që përfshin deklarim të rremë pasurie dhe mashtrim në procesin e vetingut.
“Ndërkohë KLGJ e Llagamit mbron Irena Gjokën me tre vepra penale, e cila e ka vendin, ku është një shkelëse ordinere ligji, e cila është e dënueshme për mashtrimin që ka bërë në formularin e deklarimit të pasurive, ka mashtruar në veting për pasuritë e saj.
A mund të imagjinoni ju si e justifikuar Irena me 5 mbiemra pasurinë?
Në përputhje me nenin 830 të kodit civil, mora këtë hua nga ish-bashkëshortja e burrit tim. Mirëpo neni 830 është nen i vitit 2015. Huaja është marrë në vitin 1996.
Pra, para këtij mashtrimi trashanik, KLGJ në vend se të marrë vendimin menjëherë, nuk merr asnjë vendim, dhe e dënuar me burg, de facto ajo nuk është gjykatëse. De facto ajo është gjykatëse ekstraligjore. De facto dhe de jure asnjë vendim i saj nuk ka vlerë.
Ajo vazhdon dhe ka hapur çështje penale.
Ky Troplini që u dekorua sot nga Elvis Doçi ka hapur çështje penale pa emër për ta mbrojtur atë.
Po çfarë mungon aty kur dokumentet qartësojnë se ajo i është referuar nenit 830 të kodit civil të vitit 2015 për një kontratë të vitit 1996? Për të gjithë botën, përveç Altin Troplinit, ky është mashtrim.
Çfarë ka kur gjykata e Janinës, me vule apostile pohon se është e dënuar më 3 muaj burg, me emër dhe mbiemër Irena me 3 mbiemra dhe Altin Troplini thotë më duhen dokumente. Vula apostile për çdo njeri, përveçse për Altin Troplinin, është një dokument ligjor, zyrtar. Por do ta mbrojë me çdo kusht afërmendshi. Do ta mbrojë se janë bashkëpunëtorë në krim.
Ky është një akt i turpshëm, kjo është fytyra e vërtetë e këtij sistemi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …