Berisha: Pas largimit të PD, Rama miratoi një ligj antikushtetues që autorizon Skapin të regjistrojë telefonat e gjykatësve

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se pas largimit të Partisë Demokratike nga Kuvendi, Rama ka miratuar një nen antikushtetues, i cili autorizon kreun e SPAK-ut të përgjojë telefonatat e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme.

Sipas Berishës, ky ndryshim ligjor i ka dhënë SPAK-ut dhe veçanërisht Altin Dumanit, një kontroll të plotë mbi gjyqtarët që marrin në dorëzim dosjet e prokurorisë.

Ai theksoi se ky mekanizëm ligjor, i futur në heshtje në legjislacion pas bojkotit të PD, shkel në mënyrë flagrante standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe cenon ndarjen e pushteteve.

Ajo është procedurë, besoj se e ke të qartë.

E thashë këtu edhe para dy javësh që ajo nuk ka të bëjë me individët. Jo, nuk ka asnjë çështje me individët.

Aty është çështje parimi. Sepse një njeri, Edi Rama, që ta dini ju, pas largimit të PD nga parlamenti, ka vendosur në ligje një nen antikushtetues.

Nen që i lejon, autorizon, kreun e Skapit të regjistrojë telefonat e gjykatësve që ky dërgon dosjet.

De facto ata tre gjykatës, dhe jo vetëm ata, por të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet, janë në kontrollin e plotë të Altin Troplinit.

Kjo është e gjithë puna dhe kjo nuk ndodh në botë.

Përpjekja ime është për rivendosjen e atyre standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Natyrisht ai vendim për shkak të kërkesave të ligjit ndërkombëtar do ndjekë rrugën e vet. Dhe pastaj do të apelohet atje.

Por nuk mund të pranohet kurrë se një gjë e tillë nuk mund të pranohet. Nuk mund të pranohet që prokurori të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen. Nuk ekziston një parim i tillë.

Prandaj thotë afërmendshi ashtu. Le se i kemi të zgjidhura problemet”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …