Berisha: Europa po bindet se çfarë narkoshteti i rrezikshëm është Shqipëria! Edi Rama është miliarderi i fshehtë më i madh i drogës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët komentoi artikullin e gazetës britanike Telegraph, duke theksuar se Europa po bindet për natyrën e rrezikshme të narkoshtetit shqiptar.
Ai vuri në dukje se mediat serioze europiane si BBC, Financial Times, Guardian dhe Independent kanë dhënë alarmin për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si kryetar të një organizate kriminale dhe “miliarderin e fshehtë më të madh të drogës në Europë”.
“Së pari, e përshëndes artikullin e gazetës ‘Telegraph’.
Së dyti, gradualisht Europa po bindet se çfarë narkoshteti i rrezikshëm është Shqipëria.
Në fakt është në meritën e disa prej medieve më serioze të Europës, përfshi këtu edhe mediat britanike si BBC, Financial Times, Guardian, Independent, që kanë dhënë alarmin për narkoshtetin shqiptar.
Por, zhvillimet e fundit po nxjerrin në pah atë që kemi thënë.
Kur ne deklaronim se kartelet e drogës në Shqipëri janë më të fuqishmet në Europë, të tjerët rrudhnin buzët.
Por të dhënat e fundit dëshmojnë se, ata janë, siç thotë edhe artikulli, fuqia më e madhe e krimit në Europë, që dikton tregun e kokainës, çmimin e kokainës.
Kur ne deklaronim se nën mbrojtjen e Edi Ramës, për të larë paratë në Shqipëri, kartelet groposnin në dhe miliarda euro me kontejnerë apo mënyra të ndryshme, të tjerët nuk e besonin.
Por tani, del nga telefonatat se Çela porosit që të vendosen në rrënjët e ullinjve 180 çanta. Po kjo është një bisedë dhe kjo nuk është e sotmja, kjo është e vitit 2020-2021.
Pra, Europa po e kupton se pse Edi Rama donte me çdo kusht amnistinë fiskale gjoja për diasporën.
Edi Rama është kryetar i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, që është qeveria e tij, e lidhur kokë e këmbë me kartelet, e mbrojtur nga Altin Troplini.
I mbrojtur në çdo aferë. I mbrojtur në dosjen McGonigal. Ka një dënim në SHBA.
Në atë dosje, 14 herë citohet emri i Edi Ramës. E mbron Troplini. E mbron Troplini!
A e dëgjuat ju që 250 krerë dhe anëtarë të organizatave kriminale me mandat arresti ndërkombëtar janë të lirë sepse Skapi dhe vartësia e tij, edhe policia- nuk mund të them, i njoftojnë përpara arrestimit dhe ata janë të lirë.
Pra, për ta mbyllur, këto miliarda që investohen në ndërtime dhe turizëm, janë të gjitha firma të Edi Ramës, autorizime dhe leje të Edi Ramës, me dijeni të plotë se çfarë përfaqësojnë, dhe që në mënyrë absolute ky e bën kundrejt aksioneve të tij në të gjitha ato.
Edi Rama është sot, bazuar në këto të dhëna, në këto flukse të tmerrshme të drogës, miliarderi i fshehtë më i madh i Europës ndoshta. Nga droga. Se këto favore ai nuk ua bën pa aksione. Nuk mund të bëhen pa aksione”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …