Skandali/ Rama ka vendosur nën përgjim gjyqtarët me Dumanin

Arsen Rusta, MCN TV: Një lum akuzash, por çfarë do të ndryshojë për procesin në shtator sepse ka një vendimmarrje ku kërkesa e avokatit tuaj për përjashtim të trupit gjykues, nuk është pranuar.

Sali Berisha: Ajo është procedurë. Besoj se e ke të qartë.

Arsen Rusta, MCN TV: Do ta vazhdoni gjykimin?

Sali Berisha: Pa diskutim. Ajo është procedurë. E thashë këtu edhe para dy javësh që ajo nuk ka të bëjë me individët. Jo, nuk ka asnjë çështje me individët.

Aty është çështje parimi. Sepse një njeri, Edi Rama, që ta dini ju, pas largimit të PD nga parlamenti, ka vendosur në ligje një nen antikushtetues.

Nen që i lejon, autorizon, kreun e Skapit të regjistrojë telefonat e gjykatësve që ky dërgon dosjet.

De facto ata tre gjykatës, dhe jo vetëm ata, por të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet, janë në kontrollin e plotë të Altin Troplinit. Kjo është e gjithë puna dhe kjo nuk ndodh në botë.

Përpjekja ime është për rivendosjen e atyre standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Natyrisht ai vendim për shkak të kërkesave të ligjit ndërkombëtar do ndjekë rrugën e vet.

Dhe pastaj do të apelohet atje.

Por nuk mund të pranohet kurrë se një gjë e tillë nuk mund të pranohet. Nuk mund të pranohet që prokurori të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen. Nuk ekziston një parim i tillë. Prandaj thotë afërmendshi ashtu. Le se i kemi të zgjidhura problemet.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …