“Puna e detyruar” mbas studimeve largon të rinjtë nga mjekësia dhe Shqipëria!

Nga Tritan SHEHU

Pasoja e pare negative e mbajtjes “peng” per tre vite te diplomes eshte ulja drastike e kerkesave per studim ne mjekesi prane UMT.

Pra braktisja e mjekesise dhe nxitja e largimit nga vendi edhe per studime ne ate dege te nxenesve me te mire.

Kjo jo vetem prek deshirat e endrat e te rinjve, por ul dhe cilesine e studenteve ne sistemin tone te mjekesise.

Keto jane vetem sa per fillim, per tu shoqeruar me tej me te tjera pasoja thellesisht demtuese per mjekesine tone ne terresi.

Mbas studimeve se paku 6 vjecare do tu duhet te humbin dhe 3 vite te tjera “Pune te detyruar” nqs do te aspirojne te specializohen ne vendet e zhvilluara, ku sigurohet nje nivel i larte profesional.

Ku specializimet kryhen nen nje mbulese financiare, qe u siguron atyre jetesen baze. Ndersa ne vendin tone do te duhet te paguajne mbi 1200 E ne vit, kur nje pjese e madhe e specializanteve nuk kane as pagesen minimale nga shteti, kuota te lira quhen.

Periudhe kjo 3 vjecare, qe jo vetem shkel te drejtat themelore te njeriut, te drejten per studim, por dhe deshiren per te vazhduar studimet tek te porsa diplomuarit.

Ne nje kohe qe interesi i vendit tone eshte qe sa me shume te specializohen ne klinikat me te mira boterore.

Te rinjte tane mbas specializimeve jashte, ne shumice aspirojne te kthehen ne Shqiperi, ne vendin e tyre, prane familjeve te tyre, nqs do te gjejne kushtet per te vene ne jete dijet e fituara dhe kushtet normale te jeteses.

Eshte detyra e shtetit tone tu siguroje keto kushte ne vend, qe nje pjese e madhe e tyre te kthehen me nivele te larta kualifikimi, gje per te cilen Shqiperia ka nevoje absolute.

Largimi i mjekeve, arritja ne nivelet me te ulta boterore te numrit te tyre, flet per deshtim te sistemit dhe shtetit.

“Konfiskimi” tre vjecar i diplomes, per te cilen studentet kane paguar reth 500 E ne vit ne universitetin publik, vecse perkeqeson ne shume elemente gjendjen e rende te shendetesise, per sot e afat gjate.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Kërcënohet me jetë botuesi i News24 nga njeriu i lidhur me nivele të larta të qeverisë

Botuesi i News24 dhe Panorama Group së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me …