Berisha: Edi Rama dhe INSTAT-i po mashtrojnë hapur duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali  Berisha ka denoncuar gjatë një konference shtypi mashtrimin e institucioneve me shifrat e eksporteve ne vend.

Berisha tha se, Edi Rama dhe INSTAT-i po mashtrojnë hapur duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë.

“Mashtrimi publik i institucioneve të narkoshtetit është fytyra e vërtetë e tyre, është tipari më themelor i këtyre institucioneve.

Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave.

INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet.

Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri.

Ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri.

Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind.

Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale.

Shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind.

Kjo ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind.

Kjo zbritje vazhdon.

Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro.

Nuk duhet të harrojmë një gjë, eksporti është baras prodhim, baras punësim më shumë se çdo sektor tjetër.

Falimentimi i qindra dhe mijëra sipërmarrjeve të eksportit do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Unë u them ju, se vite më parë, vetëm në industrinë e këpucëve ka pasur nga 80-100 mijë punëtorë. Natyrisht evoluon eksporti.

Pra, kjo rënie dramatike ka sjellë shpunësimin dramatik të shqiptarëve dhe largimin nga Shqipëria.

Tani, 2-3 javët e fundit, ekspertë lakej të qeverisë kanë filluar të flasin për rritje të eksporteve. Rritje të ndjeshme të eksporteve, në një kohë kur edhe këtë vit, eksportet kanë rënie 7 përqind.

Çfarë është rritja e eksporteve sipas Edi Ramës dhe INSTAT-it të tij?

Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte.

Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet. Domethënë rritet importet në Kosovë, ato shndërrohen në eksporte për Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama sulmoi gjyqtarin, Bardhi: Dikush t’i kujtojë që ka firmosur vetë vendimin që favorizon ndërtuesit e paligjshëm

Në përgjigje të qëndrimit të Edi Ramës që sulmon gjyqtarin që “çliroi’ pallatin e konfiskuar …