BILD
Në orën 00:05 të natës duke i gdhirë e mërkura, sipas policisë, një autobus udhëtarësh u përplas me një kamion në pjesën e dishezës pas daljes në Irschenberg (Bavari).
Shoferi 49-vjeçar nga Sllovenia nuk e pa në kohë kamionin që kishte përpara. Sipas hetuesve, ai u përplas nga pas me kamionin e një polaku 46-vjeçar.
Kamioni, i ngarkuar me perime, humbi një pjesë të ngarkesës së tij. Rruga u mbyll përkohësisht për pastrim.
30 nga gjithsej 50 udhëtarët nga Kosova u lënduan në aksident, gjashtë prej tyre rëndë.
Ata u dërguan në spital, me ndihmën e një helikopteri të urgjencës. Të lënduarit më lehtë u trajtuan në stacionin e zjarrfikësve në Irschenberg.
Një autobus zëvendësues u organizua për pasagjerët, ndërsa autobusi i dëmtuar i kompanisë së transportit u tërhoq me kamion shërbimi. Trafiku në drejtim të Mynihut u devijua.
Shumë forca zjarrfikëse dhe të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes gjatë natës. Pas pastrimit të rrugës dhe tërheqjes së autobusit, bllokimi u hoq rreth orës 3 të mëngjesit.
Ngarkesa e kamionit u shkarkua në një parkim. Dëmi material vlerësohet në rreth 150,000 euro.