Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook ndaj politikës së ashpër të qeverisë për pensionet.
Berisha shkruan se, ndërsa vetë Ramaduro ka një pension prej 4 milionë lekësh, qytetarët në qytet do të përfitojnë vetëm 600 lekë indeksim këtë vit, shifër që sipas tij përkthehet në “gjysëm kilogrami djathë”.
Ai gjithashtu akuzon qeverinë për prioritete të dyfishta dhe për trajtim të pabarabartë ndaj qytetarëve dhe vetes.
Postimi
Për vete Ramaduro pension 4 milionë lekë!
Për pensionet këtë vit indeksim qesharak në qytet me 600 lekë, pra sa gjysëm kg djathë kurse në fshat me 300 lekë apo 250 gr djathë! Pashpirtësi!