Nga Eliona Kodra SHKRELI
Kjo ‘vepra e artit’ që s’di t’a lexoj çfarë kuptimi ka, do ndërtohet tek shkolla “Ismail Qemali” në Shkodrën tonë!
Koncepti i përçudnumë që do i serviret Shkodrës pas Çelsit skandaloz në hyrje të qytetit, është ky objekt i pakuptimtë që të ngjan diku me plumb e diku me një mullar sane!
Tallja me Shkodrën vazhdon dhe shkodranët heshtin përballë këtyre “kryeveprave” qeveritare që i shiten Shkodrës së kulturës, trashëgimisë kulturore dhe trashëgimisë arkitektonike unike në Shqipëri, si një art modern i cili i shton qytetit shëmtinë rilindase!
Turp qeveritar që Shkodrës i instalon objekte të tilla që identifikojnë luftë! Në fakt, është edhe provokim pasi Shkodra është qyteti më i persekutuar gjatë regjimit komunist ku elita shkodrane u pushkatua, u internuar dhe u persekutua!
Turpi nuk duhet të “hahet me bukë”…
Shkodranë, çohuni i dilni zot identitetit të Shkodrës sepse po përçudnojnë atë që të parët tanë na e lanë trashëgimi dhe e ruajtën me fanatizëm!