Boçi: Rama sa herë është në pozitë të vështirë nxjerr nga sirtari 21 janarin dhe Gërdecin

Deputeti i PD, Luçiano Boçi është shprehur në foltoren e Kuvendit, se kryeministri Rama po përdor dhimbjen e shqiptarëve për t’i bërë presion SPAK-ut. Boçi tha se, Rama mban si armë në sirtar 21 janarin dhe Gërdecin.

“Nuk jam habitur nga skenat e ofruara këto ditë, kur Rama shigjeton institucionet e drejtësisë dhe nuk habitem se, Rama sa herë është në pozitë të vështirë nxjerr nga sirtari 21 janarin dhe Gërdecin. Sa herë do të qeshet e të tallet me institucionet e shqiptarëve, provokon lotët e familjarëve të këtyre familjeve, sa hera ka probleme me të sotme dhe të ardhmen i referohet së shkuarës, Rama nuk zbuloi asgjë tjetër veçse projektit për të ndërtuar një drejtësi të kapur nën komandën e tij si qen lufte.

Le të shkojë të paraqitet në SPAK është i kallëzuar nga PD për aferën e inceneratorëve. Sot në qeli janë anëtarët e komisionit të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit se miratuan një procedurë jo ligjore, Firma e fundit që i vë vulën kësaj procedure është kryeministri, ky pse është jashtë, pse lë këto dytësorët. Le të shkojë vetë dhe të përgjigjet vetë”, u shpreh Boçi.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply