Farka/ Edhe rrethinat e Tiranës po marrin fund nga grykësia e pushtetit

Orhan SAKIQI
Ata qe e zgjodhen Tiranen kryeqytet kane qene vizionare. Per malin detin por edhe per rrethinat. Une per arsye pune i kam ‘bredhur’ keto rrethina. Fusha , kodra te pyllezuara Erzeni qe rrithte i qete duke parshkruar gryken e mrekulluedhme te rrjedhjes, Pellumbasin, Iben … Por po merem me porten e Tiranes Farken qe i permbahet plotesisht cfare thash me lart. Liqeni plotesonte me se miri kete peisazh. Ndertuar per ujitje por u “shfrytezua edhe per mbajtjen me uje te liqenit Tiranes ne kuoten 117 ku ishte kaperderdhesi sepse merte uje dhe T. E. C. i kombinatit te tekstileve. Mbas 90 Farka pesoi transformime si kudo . Kisha kohe qe doja te shkoja per te pare Liqenin dhe rrethinat e tij. Jo nje milion peme te mbjedhuara dhe shume te reklamuara por edhe cereku do te mjaftonte per te ‘populluar’disa disa shpate te cveshura. Takoj nje koleg. Kohe pa u pare .
Ishim takuar dhe per punime ndertimi ne ato ane. Me tha: A ke qene se fundi te liqeni? – Jo me sot me neser. – Kalo e do mahnitesh- Shoku vjen i ‘kuq’por nga ata qe nuk i luan topi, nuk luajne nga istikami.Iku shoku dhe une mendova se cfare mrekullie do jete aty deri sa me tha dhe shoku.Duke pare reklamat e bashkise neT.V. prita te shikoj belvedere, fusha sporti karakteristika keto per parqet e medhej me liqen. Se cfare pashe po e tregoj ne foto. Pjesa veriore e gjitha e ndertuar. Ndertesa varg sikur te jeshe ne Bruklin.Pak hapsire e lire.Nuk di cfare normativash jane zbatuar. Edhe rrethinat e Tiranes po marin fund nga grykesia e pushtetit. Per nje gje jam kurioz? A do ti jete zbardhur sa do pak ngjyra e ‘kuqe ‘shokut tim?

About Krye Redaktor

Check Also

Tensionohet protesta para Kuvendit, policia tërheq zvarrë disa protestues

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipërisë, …