Kryetari i PD, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji.
Berisha shkruan në mesazhin e ngushëllimit se gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sytë përgjithmonë papritmas dhe parakohe.
Homazh i ngushëllimit
Miq, gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.
Gazeta RD