Komentuesit tërbojnë Ramën: “Lekët i fali bota, këndezi merr lavdet”

Kryeministri Edi Rama vijon dhe bën fasadë në rrjetet sociale, por mesa duket nuk i ka bërë mirë llogaritë.

Mbrëmjen e djeshme Rama ka postuar një foto nga Kavaja ku shkruan: Gati për rikthimin e 153 familjeve të prekura nga tërmeti në Kavajë❤️.

Por nuk kanë munguar komentet kundër tij. Një qytetar i kujton kryeministrit Rama se paratë për ndërtimin e këtyre pallateve janë fonde që i ka dhënë bota, dhe jo shpenzime të qeverisë shqiptare, çka ka bërë të parit të qeverisë t’i prishet humori, pasi është mësuar vetëm t’i thurin lavde ata që i servilosen nga mëngjesi në darkë.

“Leket i fali bota, këndezi merr lavdërimet.?” – shkroi njëri prej ndjekësve. Kaq ka mjaftuar që Rama të mos e kursejë një përgjigje.

“Jo i dashur, bota nuk ka asnje lidhje me cka shikon, jane krejt me fonde te qeverise shqiptare, po ti mos u merzit, se shqiptare pa dallim jane ata qe hyjne ne shtepite e reja, sepse sic nuk i ndau termeti majtas a djathtas, as ne nuk i kemi ndare me parti po i kemi mbeshtetur te gjithe njesoj si shqiptare😊”, shkroi Rama.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply