Fuga(t) në Kazan dhe Gëlbazat e PD-së!

Nga Hysni SHARRA
Kryetar i PD, dega Vlorë 

Është bukur të përfundosh në faqen e parë të lajmeve në një media “kombëtare”. Kuptohet, kur kjo gjë nuk është për keq.

Mirëpo duhet të sqarojmë diçka për këtë “kronikën” e djeshme të televizionit Top-Kazan. Kjo kronikë i referohet shkrimit të një portali në Vlorë ku “rreshtohen” në një listë gjithë “demokratët” e larguar nga Partia Demokratike.

Në fakt, 90% e tyre nuk kanë qenë asnjëherë në PD vetë apo familjarisht dhe pjesa më e madhe janë dhe njerëz që kanë një karriere profesionale në administratë. Por ky nuk përbën asnjë shqetësim, sepse nuk kam ndër mend të merrem me emra.

Pak histori. Në kronikë citohem edhe unë edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Z. Atird Hoxha, ku “shqetësimit” të medias në fjalë i jemi përgjigjur me reagimin tonë qytetar, ku theksojmë se këto janë zgjedhje personale të tyre dhe janë tentativa të grupit mediatik “Rama-Fuga” për të krijuar imazhin se në Vlorë po ndodh “hataja” me largimin e disa jashtëqitjeve.

E gjitha kjo ndodh në kohën kur në Vlorë ishte kulmi i krizës së ujit (jo se tani ky problem është zgjidhur), ishte kriza e pastrimit të qytetit dhe djegies së mbetjeve urbane, ishte koha kur çifti Rama-Balluku këtyre krizave iu gjetën “zgjidhjen” duke anatemuar e shkarkuar gjithë drejtorët e bashkive.

Në kohën kur gjithë mediat kombëtare e lokale më kontaktonin për këto çështje, “kryemedia” gjeti kohën të më kontaktojë për “fugën” e “demokratëve” poshtë çadrës së Çuçit e nën “hipotekën” e Ramës.

Gjithsesi, no problem. Ky është shqetësimi i kësaj medie për gjendjen e Vlorës dhe të Shqipërisë dhe për hallet që ato kanë.

Problemi është përse një mbrëmje të ngrohtë Gushti u kujtuan të transmetonin kronikën duke e shfaqur atë si një gjë aktuale? Për çfarë nuk u dalin llogaritë? Si ka mundësi që gjithë mediat e blera prej tyre e pasqyruan menjëherë “lajmin” ku në krye të port-haleve qëndron Mero Gëlbaza?

Nuk gjenin dot kohë për shembull të nderonin kolegun e tyre Artur Zheji apo të flisnin për median “NEËS 24” të marrë peng nga Rama?

Vazhdoni vëllezër! Pushka Top t’ju bëhet për të mirën e Ramës e të Partisë! Se ju keni dhe halle të “mëdha”!

Ne këtej nga “provinca” do vazhdojmë të merremi me këto hallet e “vogla” të ujit, pastrimit, dhe rrugëve të shkatërruara!

Hidhini njëherë sytë edhe nga Vlora e vërtetë o “media madhështore”!

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …