Farsa zgjedhore/ Bardhi: Si Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për manipulimin dhe vjedhjen e votavbe në Fier nga Belinda Balluku nëpërmjet patronazhistëve. Bardhi publikuar të dhënat paraprake te Misionit OSBE-ODIHR, i cili thotë se përdorimi i rrjetit të patronazhistëve bie ndesh me standartet ndërkombëtare.

Bardhi shkruan se,  të dhënat  paraqesin faktet se si Belinda Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi.

Reagimi i Bardhit

Në deklaratën e gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të OSBE-ODIHR evidentohet se përdorimi i rrjetit të patronazhimit bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Por, në qarkun e Fierit, Belinda Balluku nuk pyet as për standardet ndërkombëtare e as për ligjin.

Të dhënat më poshtë paraqesin faktet se si Belinda Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi. Vetëm për një Rajon në qytetin e Fierit përdori si terroristë elektoral plot 430 punonjës të administratës publike, që kishin përgjegjësinë të gjurmonin jetën e qytetarëve, të ofronin favore shtetërore në këmbim të votës apo të intimidonin qytetarët me keqpërdorimin e forcës së shtetit. Detyra e tyre ishte të mblidhnin vota për partinë në pushtet duke keqpërdorur funksionin publik.

Përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhje është krim elektoral, por që mbetet i pandëshkuar sepse Task Forca PP-SPAK-KQZ ishte alibia e pushtetit dhe jo mekanizmi për të garantuar zbatimin e ligjit.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …