Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Edi Rama nuk ka asnjë legjitimitet për të qeverisur vendin, pasi zgjedhjet që sollën këtë “pseudomazhorancë” ishin një farsë e mirëorganizuar.
“Çështja që ju shtroni nuk mund të jetë kurrë çështje emrash, por çështje legjitimiteti. A ka legjitimitet Edi Rama të krijojë qeveri me farsë elektorale, unë të them kurrë.
Kurrë nuk ka legjitimitet, mbasi pseudomazhoranca e tij përfaqëson mbi të gjitha interesat e Edi Ramës, karteleve të drogës, partisë-shtet në të cilën nuk ka zgjedhje normale.
Pra këtu nuk është çështja e personave, këtu është çështja e themelit. Këto zgjedhje ishin një farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha.