Fantazia e mashtruesit s’ka kufi: Dronë me kamera termike kundër zjarreve

Pasi ka lënë të digjen mbi 110 mijë hektarë pyje në 2 vite kryemashtruesi i këtij vendi ka shfrenuar sërish fantazinë. Pas satelitëve, tani ai thotë se do të përdorë kamera termike kundër zjarreve.

Rama ka deklaruar se shumë shpejt edhe Shqipëria do të ketë flotën e avionëve për t’u përballur me situatat e zjarreve.

Rama u shpreh se flota do të nisë me dy avionë zjarrfikës, ndërkohë që qeveria po përgatit një strategji të re për parandalimin dhe menaxhimin më efikas të situatave të zjarrit.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për investime të reja në teknologji dhe infrastrukturë, duke përfshirë sisteme alarmi të hershëm dhe qendra të integruara të kontrollit, të cilat do të mundësojnë një reagim më të shpejtë dhe më të koordinuar me mjetet tokësore.

“Edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës, por “magjia” është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë.

Po përgatitemi për çfarë mund të bëjmë më shumë. Parandalim me të mençur, pastrim pyjesh, krijim korridoresh natyrore, futje në përdorim të më shumë dronëve në përdorim me kamera termike dhe futjen në përdorim të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura.

Teknologji dhe inteligjencë  me sisteme alarmi të hershëm dhe një funksionim më i mirë falë edhe investimeve që duhet të bëjmë më tej i qendrave të integruara të kontrollit për të pasur një reagim më të shpejte me mjete tokësore”, tha kryeministri Rama ne ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.

About Krye Redaktor

Check Also

Mashtrimi i Ramës dhe Kumbaros për ujërat e zeza…

Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference …