Zbardhen bisedimet sekrete Klinton-Putin/ Bill Klinton: Nuk dua që Kosova të pavarësohet, s’kemi ineteres në Ballkan…

Në dokumentet e deklasifikuara nga Samiti i qershorit të vitit 2000 mes presidentëve të kohës së Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Bill Klinton dhe Vladimir Putin hidhet dritë mbi dakordësimin për largimin e Sllobodan Millosheviçit. Nga ana e tij, Klinton shprehej se nuk ishte për Kosovën e pavarur.

Bill Clinton: Ta bisedojmë këtë për Ballkanin… nuk dua që Kosova të pavarësohet. Amerika nuk ka interes strategjik afatgjatë tek Kosova e pavarur, ose që SHBA-të të jenë fuqi dominuese në rajon në kurriz të interesave të ligjshme të vendeve të tjera. Ne kemi interesa dhe një rol aty, por po kështu kanë edhe vende të tjera. Duam ta shohim Ballkain të zhvillohet që të integrohet në Evropë. Kjo është në interesin tonë afatgjatë. Unë e pëçmoj spastrimin etnik, edhe nëse vjen nga Millosheviçi, qoftë edhe nëse vjen nga njerëz si ata që ju përmendët më sipër.

Vladimir Putin: Çfarë sugjeron?

Bill Clinton: Millosheviçi duhet të largohet. Nëse kjo ndodh, do ketë më pak arsye që të shqetësoheni për predominimin amerikan në rajon, pasi Serbia do të kthehet në kurs më normal, përfshirë zhvillimin e lidhjeve natyrale, të besimit dhe të gjakut me Rusinë. Nuk ka asnjë arsye personale apo politike që të vendosemi ndërmjet marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Rusisë. Por problem është ai tipi atje.

Vladimir Putin: Po të përgjigjem në mënyrë shumë konfidenciale. Është e pamundur për mua që edhe të aludoj në publik se çfarë do them këtu. Por besoj te kolegët tanë këtu se do ta ruajnë me konfidencialitetin më të plotë çfarë do them. Ajo çfarë ju thatë është në përputhje të plotë me atë që mendojmë ne sesi duhet ndërtuar paqja në Ballkan. Por ne nuk kemi gjetur akoma rrugën sesi ta heqim Millosheviçin. Ky është problem i përbashkët. Ai na ka mashtruar të gjithëve.
Tani – në mirëbesim – po ju them se kemi dërguar “urithët” tanë për t’u siguruar se ai nuk do jetë aty për shumë gjatë. Kemi hulumtuar përmes kanaleve më të afërta, si në familjen e tij ashtu edhe ushtri. Por ai është një kafshatë shumë shumë e fortë për t’u kapërdirë; është kokëfortë si derri. E di që duket e çuditshme, por ndihet shumë i sigurtë. E dini se opozita e majtë serbe ishte këtu. I lashë të vinin. Nuk kisha pse ta bëja, apo t’i mundësoja publicitet. I dhashë mbulimin e duhur mediatik që njerëzit në Serbi të dinë se është e mundur një Serbi tjetër për ta. Kështu që në parim jemi dakord. Por nuk është e thjeshtë. Le të supozojmë se e kemi kuptuar njëri-tjetrin. Ndërkohë, le të shohim ç’po ndodh. 200 000 serbë kanë lënë Kosovën. Krahasoje këtë katastrofë humanitare me 30-40 000 shqiptarë të përzënë nga shtëpitë e tyre. Edhe serbët janë qenie njerëzore. Procesi i ndarjes së Kosovës nga ish-Jugosllavia po vazhdon. Duam nuk duam, Kosova nuk është më pjesë e Jugosllavisë. Kështu që Millosheviçi nuk është njeriu i duhur për të drejtuar Jugosllavinë. Por duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e bërë këtë publike si objektiv politik. Ai është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe do të ishte kundërproduktive që të huajt t’u tregonin serbëve se kush mund të jetë apo jo lideri i tyre.

Përgatiti: Sebastian Zonja

About Krye Redaktor

Check Also

Italia ndryshon qëndrim për “Bordin e Paqes” të Trump

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se Italia do të marrë pjesë në Bordin e Paqes, …