Berisha: Krimi elektoral dhe ligji antimafie nuk ekzistojnë sepse janë asgjësuar nga Altin “Troplini”!

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, Shqipëria po përjeton një devijim të shëmtuar të pushtetit, ku “narkoshteti” është bërë realitet dhe ligjet antimafie janë “letra të vdekura”.
Ai tha se, krimi elektoral dhe ligji antimafie nuk ekzistojnë sepse janë asgjësuar nga Altin Troplini.
“Pra, për të gjithë ata që kanë dyshimin edhe më të vogël se narkoshteti është vepër e kreut të organizatës kriminale, se enturazhi i tij është drogë dhe vetëm drogë, dhe se Altin Troplini është avokat kryesor i këtyre krimeve të shëmtuara.
Ka dy vite që jeton i lirë ky Dorian Luca. Dy vite. Në kërkim gjoja.
Nuk ekziston kund.
Por lufta me drogën është një luftë shumë e vështirë.
Por ne jemi të vendosur absolutisht të qëndrojmë me vendosmëri absolute!
Ne kemi një ligj shumë të mirë. Me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, ligji i Antimafies Italiane, i amenduar me disa sugjerime të dobishme.
Ajo është një letër e vdekur.
Ai ligj ka zero zbatim.
Merrni ju Altin Hajrin, gjoja në kërkim, i lirë fare. Edi Rama me firmën e tij, i jep bashkëshortes të ndërtojë hotel në një kohë kur ajo, dhe e gjithë familja e tyre janë subjekt i ligjit antimafie.
Po kjo nuk ndodh se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Fatmir Faqezi Xhafës, se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Saimir Tahirit.
Se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Taulant Ballës.
Prandaj dhe krimi elektoral dhe ligji antimafie janë asgjësuar nga Altin Troplini.
Dhe ky që u kap, ky që u arrestua mbrëmë, ky Eraldi, i rrezikshëm, ua them unë, është përdorur jo nga një grup, është përdorur nga dy-tre grupe.
Ky ishte në burg. Kush e liroi? Politika e liroi atë. Kush e liroi.
Ky u kap me fishek në fole, me të gjitha mjetet e krimit, u burgos, u lirua për të kryer krimin tjetër.
Sepse vendimet i merr droga.
Po kthehemi te dreka e drogës. Ja ku i keni.
Dy peshkaqenë dhe kryepeshkaqeni i drogës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama sulmoi konservatorët për Soros: Shqiptarët ti jenë mirenjohës, ekspertët e tij bënë reformën në drejtësi

Deklarata e Ramës pak kohe më parë “Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër …