E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara nuk takohet me Ramën

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy Vanhorn zhvilloi një takim në kryeministri, ku qëndroi përreth 20 minuta.

Mediat e qeverisë “Report” japin lajmin  se Vanhorn nuk është takuar me Ramën, por është takuar me drejtoreshën e kabinetit qeveritar, Vali Bizhga.

Nëse është i vërtetë lajmi që ka dalë në mediat e Ramës se e Ngarkurara me Punë e Shteteve të Bashkuara nuk është takuar me Ramën atëhere kjo ngre disa pikëpyetje.

A ishte Rama që refuzoi të presë në takim diplomaten amerikane, apo diplomatja amerikane refuzoi të takojë atë dhe ti dërgojë një mesazh politik me Shefen e Kabinetit?

Kur Nancy Vanhorn mori detyrën në Tiranë gjatë administratës së mapërshme, ajo u prit në takim nga Rama, ndërsa tani që Shtetet e Bashkuara kanë një administartë të re, Rama nuk e takon diplomaten amerikane!

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali me pengmarrjet/ Roli i motrës së Suel Çelës në zyrën në Kryeministri

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë …