Edi Rama e ka kapur sistemin dhe i trajton institucionet e drejtësisë si lecka!

Nga Ervin SALIANJI

Edi Rama bën sikur shqetësohet nga drejtësia që kontrollon, kur ndonjë gjyqtar i rrallë nuk i është nënshtruar plotësisht, ndërkohë që pasi e ka kapur sistemin, i përdor dhe sillet me prepotencë duke i trajtuar institucionet e drejtësisë si lecka.

Shumica dërrmuese e gjyqësorit sillen si vartës të qeverisë, jo si pushtet i pavarur kontrolli e balance!

Është përgjegjësi e gjyqësorit që ka lejuar qeverinë në batërdinë urbanistike, ndërtimet pa leje dhe korrupsionin që i ka ushqyer ato. Qeveria i ka lejuar për interesa politike e korruptive dhe sot i përdor politikisht me aksione propagandistike.

Në vend që të kontrollojë pushtetin ekzekutiv, drejtësia ka pranuar të përdoret si armë kundër kundërshtarëve dhe si mburojë për klientelën e qeverisë. Për pasojë, ajo degradohet publikisht nga kryeministri dhe ka frikë dhe ti reagojë.

Ky është portreti më i qartë i kapjes së shtetit dhe shkatërrimit të pavarësisë së institucioneve.

Qytetarët shqiptarë dhe opinioni publik kane pritur reagimin e partnerëve ndërkombëtarë që kanë investuar për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë: a do të ketë një reagim të fortë kur Rama i godet, i poshtëron dhe i minon institucionet e drejtësisë? Apo standardet e reagimet vlejnë vetëm kur opozita denoncon abuzimet?

About Redaksia

Check Also

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin e shpërfytyruar, që është Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tha se, ftesa për në …