Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.
Ai tha më tej se, Altin “Troplini” u dekorua nga Blinken, një anëtar i pafytyrë i organizatës kriminale të Sorosit.
“Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.
Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.
Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.
Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.
Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.
Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.
Prisni tani… Tani jemi prapë këtu se problemi është këtu”, tha Berisha.