Berisha: Pas Edi Ramës, Altin “Troplini” është përgjegjësi numër 2 për farsën elektorale!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Pas Edi Ramës, unë e konsideroj Altin Troplinin përgjegjës numër 2 për farsën elektorale.

Berisha theksoi se krimi elektoral është “krimi kushtetues më i shëmtuar në një vend”, dhe se SPAK ka kryer tradhti ndaj Kushtetutës duke mos vepruar mbi dosjet famëkeqe të manipulimit zgjedhor, 184 në Dibër dhe 339 në Durrës.

“Krimi elektoral është krimi kushtetues më i shëmtuar në një vend. Ai e ka bërë veten një me Edi Ramën në krimin elektoral.

Duhet t’i lexoni gjërat siç i them, unë e kam deklaruar.

Tre vjet më parë unë kam denoncuar Skapin me forcën më të madhe për krimin elektoral, për mbrojtjen e dosjeve 184 dhe 339, kjo ka qenë për mua shokuese sepse këta me këtë veprim këta i firmosën licencën Edi Ramën që të bëjë ç’të dojë me zgjedhjet.

Prandaj unë pas Edi Ramës, përgjegjës numër 2 për farsën elektorale konsideroj Altin Troplinin direkt, i cili edhe tani para ca kohësh deklaroi në mënyrë mashtruese se nuk kanë sjellë fakte dhe prova, në një kohë kur ne kemi paraqitur me mijëra fakte dhe prova”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …