Si u bllokuan në Paris 23 milionë euro në valixhe diplomatike me destinacion Shqipërinë dhe kujt i përkisnin?

Kjo është një ngjarje e Prillit 2019 kur një valixhe diplomatike që po transportonte 23 milionë euro të destinuara për në Shqipëri u bllokuan në aeroportin e Parisit. Lajmi është konfirmuar në atë kohë nga mediat ndërkombëtarë.

Kjo është një provë e dyshimeve mbi udhëtimet dhe tranportin me valixhet diplomatike të Ramës dhe Soros nga Shqipëria. Berisha i bëri sot thirrje FBI të hetojë në lidhje me 124 udhëtimet e Ramës dhe Alex Soros me avionë carter me këto valixhe diplomatike.

Raporti në mediat ndërkombëtare për bllokimin e 23 milionë eurove

Një shumë e konsiderueshme parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e sotme. Të paktën kështu raportojnë mediat në Mali të cilat shkruajnë se shuma prej 23 milionë euro e gjendur në 2 valixhe diplomatike kishte destinacion Shqipërinë.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për valixhe diplomatike të lidhura kështu me shtetin e Malit, ndërsa aludojnë se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, i njohur sipas tyre edhe si vend ku pastrohen paratë e pista.

Valixhe

“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit.

Mediat aludojnë ndër të tjera se paratë kishin si destinacion vendin tonë, të cilën e cilësojnë edhe si parajsë pastrimi parash.

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet malazeze nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me zyrtarë të lartë”, shkruhet në mediat franceze.

About Krye Redaktor

Check Also

Përgjimet e Çuçkës së PS me fituesen e tenderave abuzivë: Sa më shpejt plz, je yll…

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga …