CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Edi Rama po bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës, por do të dështojë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, Edi Rama po bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës, por do të dështojë edhe në këtë nismë të tij.

“Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar. Ajo ç’ka mund të ju them mu, Altin, ti i thua Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini…

… Nuk kam dijeni, nuk kam parë një komunikatë për takimin…

… Edi Rama bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës. Por të garantoj që është i dështuar dhe do të dështoj.

Zëri i opozitës, pavarësisht se do kryesojë apo jo, këtë apo atë komision, do të jehojë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë kundër këtij narkodiktatori dhe regjimin e tij…

… Partia Demokratike do i shqyrtojë. Këto që thoni ju, qarkullojnë, por PD nuk ka një gjë zyrtare. Përgjigja ime vërtetë ishte e përgjithshme, por ishte dhe konkrete. Këto do jenë qëndrimet tona”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson …