Foto/ Tym dhe ndotje prej tre ditësh në Shkodër pas djegjes së gomave!

Një zjarr i shpërthyer tre ditë më parë në një pikë grumbullimi gomash në Bahçallëk të Shkodrës po vijon të krijojë shqetësim të madh te banorët e zonës.

Në një denoncim për JOQ, ata shprehen se situata është bërë e padurueshme, pasi lagjja prej ditësh është mbuluar nga një “re” e dendur tymi të nxjerrë nga djegia e gomave.

“Ky zjarri është që tre ditë duke djegur goma makinash në Bahçallëk të Shkodrës. Është një zonë e banuar por ka tre ditë që është vetëm mjegull tymi.” – shkruan denoncuesi.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe shërbimit zjarrfikës për të shuar flakët, të cilat jo vetëm po shkaktojnë ndotje të rëndë mjedisore, por edhe rrezikojnë shëndetin e komunitetit.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …