Shqipëria vuan ndaj Gjibraltarit

Shqipëria fiton 0-1 miqësoren ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen e parë historike mes të dyja vendeve.

Ndeshja nisi me ritëm të ulët, me vendasit që po tregoheshin të vëmendshëm në prapavijë. Me kalimin e minutave, kuqezinjtë shtuan presionin, duke provuar të bënin diçka me anë të Asanit fillimisht, e më pas me Medon Berishën, por pa rezultat.

Shqipëria e filloi në sulm fraksionin e dytë, me të besuarit e Silvinjos që gjetën rrugën e rrjetës me Asanin, por goli u konsiderua i parregullt për pozicion jashtë loje.

Në të 68-tën minutë, një prekje me dorë e Pozos solli penallti për kombëtaren tonë. Nga pika e bardhë nuk fali Asani, i  cili dërgoi topin në rrjetë.

Nuk mund të lihet pa përmendur debutimi i Shpendit, sakaq pavarësisht se Sylvinho freskoi skuadrën, shifrat mbetën të njëjta deri në fund.

Shqipëria tani zhvendos fokusin te ndeshja kualifikuese e Botërorit, ajo ndaj Letonisë, pas disa ditësh.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …