Eugen Beci, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka bërë sonte deklaratën e fortë ne “Syri Tv” se McGonigal ka marrë para nga njerëz të drejtësisë në Belsh. “Në këtë zonë McGonigal takohej me prokurorë dhe gjyqtarë të cilëve u premtonte se në këmbim të parave që do ti jepeshin atij do të kalonin vetingun”. Ish-drejtuesi i FBI u kthyen në Shqipëri në gjobëvënës me mbështetjen e plotë të Ramës. Deri tani ishin denoncuar publikisht gjobat që ai u vendoste biznesmenëve që ata të mos shpalleshin “non grata” në SHBA, ndërsa sonte për të parën herë u denoncua gjobëvënia e tij edhe ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.