Berisha: Nënë Tereza frymëzon me shembullin e saj njeriun dhe virtytet e tij më të larta!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, shkruan se, “Nënë Tereza, e shpallur e shenjtë nga Papa Françesku, vazhdon të mbetet simbol i mëshirës, përulësisë dhe shërbimit ndaj më të dobtëve”.

“Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, nobelistes shqiptare që me virtytin e shpirtit të saj të madh i dha nder çdo shqiptari, por edhe çdo njeriu të civilizuar. Ajo frymëzon me shembullin e saj njeriun dhe virtytet e tij më të larta”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Garo: Armët e shitura nga Shqipëria në vendet në konflikt janë në kundërshtim me ligjet e NATO dhe BE

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Armët e shitura nga ana e Shqipërisë në …