Shkreli: Shkodra, arenë lufte! Qyteti nuk ka siguri nën drejtimin e Edi Ramës dhe Benet Becit!

Kryetarja e PD, Shkodër, Eliona Kodra Shkreli ka reaguar ashpër pas masakrës kriminale që trondioti qytetin verior.

Në një deklaratë për mediat, Shkreli dënoi këtë krim makabër duke e cilësuar ngjarjen si një bilanc lufte që i ka marrë Shkodrës së kulturës dhe dijes paqen dhe sigurinë, duke e kthyer ditën e parë të vitit shkollor nga festë në tragjedi.

Shkreli ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci për paaftësinë dhe mungesën e masave për parandalimin e krimit, duke theksuar se ndërkohë që qytetarët jetojnë mes frikës dhe plumbave, pushtetarët merren me emërime dhe shkarkime politike.

Deklarata e plotë

Sot Shkodra u trondit nga breshnitë e automatikut.

Një bilanc tragjik me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur është kjo që Shkodrës së kulturës dhe dijes i ofrohet në ditën e parë të shkollave!

Ndërkohë që sot, rrugët e qytetit duhej të gumëzhinin nga zërat e gëzuar të fëmijëve dhe nga urimet për një vit shkollor të mbarë, qëndra e Shkodrës u mbulua nga breshëritë e plumbave dhe gjaku i shkodranëve.

Shkodra jeton kohët e pasigurisë pasi vetëm pak ditë më parë, një tjetër vrasje ndodhi në qëndër të ëytetit. Tashmë krimi nuk njeh vënd e as kohë….Shkodra nuk ka më siguri as në rrugë, as në lokal, as ditën e as natën! Sot krimi ndodh në qëndër të qyteti, në oraret më të frekuentuara, brënda në lokale. Sot plumbat po marrin jetë të pafajshmish. Dita e sotme është një bilanc lufte!

Ky është shteti i Edi Ramës dhe Benet Becit, një shtet i paaftë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike. Kjo është pasiguria me të cilën përballet Shkodra dhe qytetarët shkodranë.

Kjo vrasje kriminale ndodhi vetëm pak metra larg zyrës të kryebashkiakut dhe drejtuesit politik Rilindas, Benet Beci, i cili ndërkohë që blindohet në zyrën e Tij për të bërë listat e shkarkimeve nga puna, jashtë dyerve të mbyllura të Tij ndodh makabriteti me viktima të pafajshme. Taksat e qytetarëve shkodranë përdoren mga Benet Beci për punësime partie, ndërkohë që do duhej të shkonin në mbrojtjen e qytetarëve, të sigurimit të rendit në Shkodër nga struktura e policisë bashkiake e drejtuar nga Ai.

Pasaporta Euorpiane e kryeministrit Rama është në fakt pasaporta e krimit, paaftësia e një shteti për t’i siguruar qytetarëve të  të tij rend dhe siguri. Pasaporta Europiane është policia totalisht e paaftë për të siguruar jetën e njerëzve pavarësisht se paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur dhe për të parandaluar krime të tilla tronditëse, të denja për skenare filmash që janë parë e dëgjuar në Siçilinë e viteve 80.

Partia Demokratike i bën thirrje strukturave policore të kryejnë detyrën që i kërkon ligji, të parandalojnë ngjarje të tilla kriminale dhe të sigurojnë jetët e qytetarëve shkodranë! Detyra e policisë së shtetit nuk është vetëm vendosja e gjobave me urdhër të shefave, por detyrat kryesore te saj janë lufta ndaj krimit, siguria dhe rendi dhe mbrojtja e jetës së ëytetarëve shkodranë.

Partia Demokratike shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të kësaj ngjarje makabre.

About Redaksia

Check Also

Farsa e 11 majit/ Berisha: Celibashi lexon çfarë i shkruan zyra e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit nuk mund të quhen …