Protesta në Nepal/ Berisha: Nderim martirëve të fjalës së lirë që ia dolën të përzënë diktatorin e korruptuar komunist!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur protestat e fuqishme të të rinjve në Nepal, të cilët arritën të rrëzonin nga posti kryeministrin, pas ndalimit të mediave sociale atje.

Berisha shkruan se, kjo ishte përgjigja që rinia i dha një diktatori komunist dhe të korruptuar.

Reagimi

Diktatori komunist i korruptuar i Nepalit ndaloi mediat sociale. Rinia, gjenerata Z, u ngrit në protesta të fuqishme, diktatori qëlloi mbi protestuesit e pamposhtur dhe vrau 22 të rinj. Por protesta triumfoi, diktatori ia mbathi me helikpoter. Nderim martirëve të fjalës së lirë dhe antikorrupsionit.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit marshojnë drejt komisariatit nr.3: Lironi çunat!

Në orën 21:44 protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Itinerari i protestuesve është komisariati nr.3 …