Haris Vongli: Ja për këtë lloj censure e kishte fjalën Berisha, o Sokol Balla!

Studiuesja e marrëdhënies media-politikë, Haris Vongli, ka reaguar ashpër ndaj një praktike që sipas saj përbën censurë nga ana e gazetarit Sokol Balla.

Reagimi i Vonglit erdhi pasi Balla e bllokoi në rrjetet sociale, duke mos i dhënë as mundësinë që të rregullojë ndonjë gabim gramatikor në postimin e saj.

“Ja për këtë lloj censure e kishte fjalën Berisha, o Sokol Balla. Sepse menjëherë sapo komentova tek postimi juaj, nuk mundem më të komentoj, apo të rregulloj ndonjë gabim gramatikor, apo pse jo të replikoj me ju mbi faktet e parashtruara nga unë. Kjo është neveri”, shkruan Vongli.

Ajo shton se mediat dhe gazetarët pranë qeverisë, edhe në vitin 2025, vazhdojnë të bllokojnë apo censurojnë zërat kritikë.

“Këto media, këta gazetarë, në 2025, që bllokojnë apo censurojnë kundrejt meje, një studiuese e thjeshtë e marrëdhënies ‘media-politike’. Imagjino të kesh përgjegjësi më shumë se çfarë mund të të bëjnë këta milionerët që kanë pushtuar mediat. Mjerim ky vend. Mjerim!”, shkruan Vongli.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …