Kirk në gjëndje të rëndë nga plumbi në fyt

Aktivisti konservator i famshëm amerikan Charlie Kirk është qëlluar gjatë envenimentit të organizatës  Turning Point USA në kampusin e universitetit të Utah.

Aktivisti i njohur ishte në skenë kur u qëllua të mërkurën me armë zjarri në fyt me armë sipas pamjeve të dala në rrjete sociale. Gjendja e tij është e rëndë sipas raporteve dhe po trajtohet.

Sipas raporteve të mediave amerikane i dyshuari është arrestuar siç ka njoftuar universiteti.

Kirk është i njohur për aktivizmin e tij konservator amerikan dhe respektohet në qarqet më të larta të partisë republikane për sjelljen e miliona votave të gjeneratës së re të amerikanëve për ta.

Vet presidenti amerikan Donald Trump porositi në rrjete sociale për qetësi dhe lutje për Kirk.

About Krye Redaktor

Check Also

6 deputetët nuk do të votonin as President nga LDK/ Deklarata e Vjosa Osmanit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të …