Berisha: Rama, në rreth të kuq si Maduro! Sot i vuri kryqin NATO-s, është në hall si drejtues i karteleve të drogës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës në grupin parlamentar se, Rama është tashmë në një ‘rreth të kuq’, i izoluar ndërkombëtarisht si Nicolás Maduro, për shkak të përfshirjes në pastrimin e parave të drogës dhe bashkëpunimit me figura të shpallura non grata nga SHBA. Ai tha se, sot i vuri kryqin NATO-s, është në hall si drejtues i karteleve të drogës.
“Të dashur miq, sot ishte një ditë zie e vërtetë për shqiptarët.
Sot, kreu i narkoshtetit, në një fjalim që tani përveç Maduros, nuk e mban kush aq të gjatë, u tha shqiptarëve mesazhet më të zeza.
Së pari, ai përfundimisht në fushën më të rëndësishme të çdo vendi, që është fusha e sigurisë, i vuri kryq NATO-s dhe nuk përmendi njëherë të vetme Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Dhe kjo nuk është pa qëllim.
Së pari, të marrim regjistrat. Nuk ka vendosur detyrimin 2 përqindësh siç e kërkon buxheti. Ka mashtruar NATO-n, ka mashtruar SHBA-në.
Por ky ka hall tjetër. Halli i madh janë kartelet e drogës.
Presidenti Donald Trump, për herë të parë në histori, shpall grupe terroriste kartelet e drogës dhe dje sekretari i mbrojtjes, nga Porto Riko, çfarë deklaroi? Kjo luftë, tha, është ndryshe nga të gjitha luftërat tjera që kemi bërë. Kjo luftë nuk është për politikë, kjo luftë është për jetën e fëmijëve tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
U garantoj se kreu i karteleve të drogës në Shqipëri e ka ndjerë këtë gjer në palcë. Ky që ka pritur në zyrë Luftim Hysën, sot i shpallur organizatë terroriste kryesore në botë, i Sinaloas. Ky që miliarda e miliarda euro, jo vetëm të karteleve shqiptare, por karteleve rajonale, i ka hapur dyert dhe miraton në një mbledhje dhjetë milionë metër katrorë ndërtimi për të larë këto kartele drogën, ky është në rrethin e kuq. Ky është një me Maduron dhe nuk ka ku shkon.
Prandaj ky thotë nuk na duhen leksione përtej Atlantikut, në fjalimin sot thotë me BE-në përshtat, se mendon se BE nuk do luftojë drogën dhe korrupsionin. Të gjitha këto i kanë sjellë Europoli dhe Eurojust.
Pra, është në ditën e tij më të zezë dhe ditët do i nxihen gjithmonë e më shumë, siç e meriton.
Ju e keni konstatuar, nuk ka fjalë tjetër tani vetëm territori, arkitekti, ky, ai. Droga. Sepse këto i bëjnë presion, urdhëro thonë, ndaj dhe firmosen… mendoni ju se nuk e di BE që ky i dha Troplinit 5 kulla. 38 mijë metër katrorë dhe 10-12 ndërtesa të tjera te stadiumi në Durrës.
Se ky dha në Tiranë edhe 40 kulla të tjera, edhe qindra vila.
Se ky kudo sheh vetëm si të investojnë paratë kartelet e drogës.
Për të gjitha këto, ai do jetë përgjegjës. U them unë.
Ndaj tani ky mendon se me këtë petkun e ri mund të kapërcejë ngarkesat e drogës dhe ngarkesat e tjera”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …