Partia Demokatike rikonfirmoi Gazment Bardhin kryetar të grupit parlamentar.
Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti emërohen zv/kryetar të grupit parlamentar demokrat.
Sekretare e grupit do të jetë Elda Hoti.
Zëdhënëse të grupit parlamentar, Berisha emëroi Lediana Aliollin.
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit mbetet Agron Gjekmarkaj.
“Të nderuar deputete dhe deputetë.
Ne sot konstituojmë kryesinë e grupit parlamentar.
Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë.
Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira.
Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë.
Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre.
Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli.
Sot, thashë të konsituojmë grupin. Nesër ose pasnesër, do të miratojmë bashkë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare.
Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.
Atëherë, t’i urojmë suksese kryesisë së re të grupit parlamentar. Kryesia nuk do kenë funksione në Komisione dhe ne do bëjmë së bashku, do të caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione”, tha Berisha.