Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kjo është një narkoqeveri dhe qëndrimi ynë do të jetë ndaj një qeverie të paligjshme, siç është ndaj një parlamenti të paligjshëm.
Pyetje: Brenda 24 orëve dy deputetë të PD-së kanë votuar kundër Partisë Demokratike. Bujar Leskaj votoi kundër grupit parlamentar dhe i dyti Tritan Shehu që sot në seancë iu bashkua votimit.
Sali Berisha: Për të parin, ai shprehi mendimin e tij kundër që në mbledhje dhe unë besoj se ne jemi parti e mendimit të lirë dhe kjo absolutisht as ka ndryshuar dhe as do të ndryshojë. Dhe nuk i kërkon llogari.
Përsa i përket kësaj të dytës, do më jepni mundësi të bisedoj me zotin Shehu, cila qe arsyeja.
Pyetje: Është e disata herë që ju rrjedhin vota. Për Metën ka pasur në atë kohë.
Sali Berisha: Dua që zoti Shehu të më sqarojë sepse ka shumë mundësi, që mesazhi i dërguar në grup të mos jetë kuptuar si të tjerët dhe kaq.
Pyetje: Edi Rama sot i bëri 84 vota, sepse Niko Peleshi u zgjodh me 84 vota, edhe një që i mungonte e ka gjetur rrugës. Cili do të jetë qëndrimi i opozitës dhe aksioni javën e ardhshme ku qeveria do vijë të votohet në parlament dhe për rregulloren. A do dorëzoni emra?
Sali Berisha: Nuk jam dakord me ju, narkoqeveria. Nëse ne nuk arrijmë në terminologjinë reale, nuk u japim mesazhin e duhur qytetarëve. Nuk kemi të bëjmë me qeveri, por me narkoqeveri.
Qëndrimi ynë do të jetë ndaj një qeverie të paligjshme, siç është ndaj një parlamenti të paligjshëm.