Idioti i Presidencës/ Ushtar Bakja dekreton “Diellën” ministre

Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj mandatoi Edi Ramën për kryeministër, teksa në dekretin e firmosur nga kreu i shtetit, binte në sy detaji ku në pikën 2 shkruhej: “Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale ‘Diella’”.

Përmes një postimi në rrjhetet sociale, Bardhi e ka konsideruar këtë akt si qesharak dhe tërësisht antikushtetues, pasi sipas tij, bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Bardhi thotë se ministër mund të emërohet: një shtetas shqiptar; që ka mbushur 18 vjeç; dhe është i aftë mendërisht, teksa shtron pyetjen se cilën nga këto kritere plotëson “Diella”.

Ai shton më tej se karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Sipas tij, ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.”

About Krye Redaktor

Check Also

Qeveria zgjat mbrojtjen e drejtuesve të SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin për mbrojtjen e drejtuesve të Gjykatës së Posaçme, …