“Grushti i shtetit tashmë ka nisur në Rusi, Putin është i sëmurë rëndë”

Enton DOÇI (Lyon)

Vijon të qarkullojë dhe të forcohet edhe më tej teoria se lideri i Rusisë, Vladimir Putin është i sëmurë rëndë me kancer. Kësaj here, deklarata vijnë nga kreu i shërbimeve inteligjente ushtarake në Ukrainë, Kyrylo Budanov i cili shkon dhe më tej duke shtuar se tashmë në Rusi ka nisur grushti i shtetit për të rrëzuar Putin, por pa dhënë detaje për informacionet.

Gjenerali Kyrylo Budanov, vetëm 36 vjeç, është një nga zyrtarët më të afërt të Zelensky dhe një nga drejtuesit e taktikave ushtarake të ushtrisë ukrainase. Gjatë një interviste për Sky News ai foli për situatën në fushën e betejës, por edhe për atë që po ndodh në Kremlin, për të cilën thotë se është shumë i sigurt.

“Po bëhet një grusht shteti që nuk mund të ndalet, Putini është në kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike, është shumë i sëmurë. Unë jam kreu i inteligjencës, nëse nuk i di këto gjëra, kush duhet t’i dijë”, u shpreh Budanov duke insistuar se kjo gjë nuk është një propagandë e Kievit.

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase parashikon se lufta do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit, duke shtuar se e njeh shumë mirë armikun.

“E njohim mirë armikun tonë. I dimë planet e tij menjëherë sapo nisin. Europa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh. Kanë frikë nga reagimi i saj. Ne po e luftojmë Rusinë prej 8 vitesh dhe mund të themi që kjo forcë që deklarohet për të është thjesht një mit. Nuk është kaq e fuqishme”, përfundoi Budanov./a2cnn

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply