Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Niko Peleshi solli në Shqipëri 4.3 tonelata pesticide të ndaluara nga ligjet evropiane dhe shqiptare, të rrezikshme për Ballkanin. Ai akuzoi gjithashtu Pirro Vengun për shndërrimin e Portit të Durrësit në pronësi të kartelit të drogës Troplini dhe për krime të pallogaritshme ekonomike.
“Niko Peleshi është produkt shumë interesant i Rragamit, Spiro Bardhit, i transferuar pas dorëzimit të Korçës tek karteli i Suel Çelës, i transferuar tek Suel Çela.
Aferat e Niko Peleshit për termocentralin në Maliq janë të gjitha të hapura.
Peleshi është ministri i Bujqësisë që është akuzuar se ka krijuar fermat e tij, por unë nuk them për këtë se nuk kam dokumente.
Por Peleshi solli këtu 4.3 tonelata pesticide të shkallës më helmuese, merkurialë dhe fosforganik, me të cilët helmohej i gjithë Ballkani.
Importi i të cilave ishte i ndaluar me ligjin evropian dhe shqiptar.
Niko Peleshi ka mbrojtjen e plotë të Edi Ramës dhe mercenar Dumanit.
Dhe tani, ai vendoset si figura e dytë e shtetit.
Natyrisht kur ka një figurë të parë që firmos Diellën në emër të Kushtetutës dhe ligjit, në fakt aty vendosej edhe konia e Lubisë në atë vend, nuk do kishte ndonjë dallim të madh.
Pirro Vengu, nuk dua ta prish gojën se këtij i del emri i vërtetë me germat që ka. Një anëtar i kartelit Troplini.
Gjatë periudhës së tij si drejtor, porti i Durrësit u shndërrua totalisht në pronësi dhe administrim të kartelit ndër më të fuqishmit në botë të drogës, kartelit Troplini.
Çdo emërim, çdo lëvizje, çdo gjë në Durrës bëhej vetëm nëpërmjet kartelit. Një kg kokainë nuk është kapur gjatë gjithë periudhës që ka qenë ky drejtor.
Pirro Vengu është famozi që firmosi që porti i Durrësit të asgjësohet, t’i kalojë materialisht Al Alabarit, duke kryer kështu një krim të përmasave më të mëdha, të pallogaritshëm.
Vazhdoi veprën e Peleshit, i cili i dha bazat e ushtrisë oligarkëve të Ramës dhe Ramës.
Jo vetëm nuk revokoi vendimet antiligjore, por përkundrazi bëri gjithçka për zbatimin e tyre dhe sot bazat kryesore të ushtrisë në brigjet shqiptare janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjet nga Edi Rama dhe enturazhi i tij”, tha Berisha.
Gazeta RD