Lideri i opozitës, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Blendi Gonxhe është hajduti më i stërvitur! Ai tha se, Koçiu është licenca e re për krimin, ndërsa Lamallari dhe Evis Sala janë të klanit të Sorosit.
“Të flasësh për Blendi Gonxhen, njeriun që mbyti Tiranën, njeriun që shtoi barrën fiskale mbi automjetet në Shqipëri të paktën 6 herë, njeriun që me kompaninë e tij Albarent dhe kompaninë e djalit të tij, kanë vjedhur me dhjetëra e dhjetëra milionë euro.
Njeriun, që duke u faturuar taksa e tarifa shërbimesh qytetarësh, vazhdon bashkë me Edi Ramën vjedhjen e madhe të pistës së Formula 1 në Elbasan, që u nis me gjoja 10 milionë euro dhe thuhet se po përfundon me 230 milionë euro.
Gonxhe është hajduti më i stërvitur i të gjithë zyrtarëve shqiptarë dhe ky u mbajt me çdo kusht.
Pse po ndalem këtu?
Ndalem këtu sepse kriteri më kryesor i emërimeve të Edi Ramës ka qenë një dhe vetëm një: vjedhja, korrupsioni, korrupsioni dhe Xhorxh Sorosi. Klubi i Sorosit.
Njëlloj si Rama, ai Lamallari është një urith i klanit të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Jo vetëm Lamallari, por edhe mjekja Evis Sala, e emëruar në konflikt flagrant interesi të Edi Ramës me familjen Sala.
Anri Sala është një fenomen, një gjeni në fushën e vet, por për rrethana krejtësisht enigmatike, detyrohet të bëhet patron i shkarravinave të Edi Ramës.
I shkarravinave pa asnjë vlerë. Vendos reputacionin e tij të padiskutueshëm ndërkombëtar në shërbim të një narkodiktatori.
Kjo Koçiu është licencë e re për krimin.
Po, për krimin dhe trafiqet e drogës, e cila premton një mburojë për to.
Pirdeni është Diella prej së vërteti. A ia vlen të komentohet? Jo.
Se çfarë kishte ajo, ia mori Diella virtuale.
Pra, disa nga komentet për eksponentët, por të tjerë që nuk u përmendën, mos mendoni se janë më pak mëkatarë ose potencial për mëkatarë.
Ndaj dhe ky është kabineti më i pamëshirë që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre”, tha Berisha.
Gazeta RD