PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve parlamentare që do të drejtojë opozita (emrat)

Partia Demokratike ka caktuar 4 kryetarët e Komisioneve Hetimore Parlamentare që do të drejtojë opozita në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj legjislature. Emrat u caktuan gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu mesditën e sotme.

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luçiano Boçi

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia

Nënkryetarët në komisionet e tjera parlamentare:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himçi

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Çuçkës së PS me fituesen e tenderave abuzivë: Sa më shpejt plz, je yll…

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga …