Futja e Zhegrovës 11 minutat e fundit të ndeshjes shpëtoi Juventusin nga humbja

Edon Zhegrova debutoi mbrëmë në fanellën e Juventusit duke e bërë kështu rikthimin në fushën e blertë pas nëntë muajsh. Zhegrova nuk po luante që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa mbrëmë e dha kontributin e tij në rikthimin e madh në Ligën e Kampionëve.

Juve ishte duke humbur 2:4 dhe menjëherë u vërejt efekti i inkuadrimit në lojë i shqiptarit nga Kosova.

“Bianconeri” bënë rikthim sensacional duke shënuar dy herë në minutat shtesë për të barazuar në fund në 4:4.

E pas lojës janë zbuluar edhe statistikat e ish-futbollistit të Baselit dhe të Lille, i cili luajti 11 minuta.

26-vjeçari i pati 15 prekje të topit në këtë periudhë, ndërsa e kishte një duel të fituar dhe i kishte pasimet 75% të sakta.

Një debutim pozitiv që është vlerësuar lart edhe nga tifozët Bardhezi.

Trajneri Igor Tudor e përfshiu në listë befasisht Zhegrovën pasi pritej që ai ta fitonte ftesën e parë vetëm në fundjavë në Serie A.

Sidoqoftë, anësori ofanziv pritet të ketë gjithnjë e më shumë hapësira tek ekipi i ri, ndërsa do të mundohet ta tregojë veten siç ka bërë edhe tek Lille, ku ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …