Rama kërkon ushtarin e ri/ Paralajmërim i Gjermanisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Rama kërkon një ushtar të ri të tij në SPAK për të mbuluar aferat kriminale sikurse ka bërë gjatë këtyre viteve me Dumanin. Mesazhe të forta po vijnë nga Gjermania ku kërkojnë një drejtësi dhe një drejtues të SAK të pa kapur politikisht.

Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi sot se

“Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE.”

Ky reagim vjen pasi në mbledhjen e sotme, 17 shtator, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) është shpallur zyrtarisht vakanca për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).

About Krye Redaktor

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …