Deklaratat/ Si ndryshoi qëndrimi i SHBA ndaj Dumanit dhe SPAK, tani…

Brenda pak muajve ka një ndryshim të dukshëm të Shteteve të Bashkuara në lidhje me mandatin e Dumanit dhe SPAK. Ndërsa administrata e mëparshme kërkonkte një mandat të dytë për Dumanin, administrata Trump kërkon një drejtues të ri në SPAK që të jetë ië pavarur dhe ka nisur monitorimin e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Deklarata e Kasanof me 12 dhjetor 2024

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mori pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të SPAK.

Në fjalën e tij në ceremoni ai vlerësoi SPAK si institucionin që i dha fund pandëshkueshmërisë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin duke u kthyer në instutucion publik më të besuar.

Zyrtari i lartë amerikan theksoi se është e domosdoshme që prokurorët e SPAK të lejohen të vijojnë punën e tyre edhe pas mbarimit të mandatit duke rikandidauar, në mënyrë që rezultatet të jenë më të prekshme dhe të pandërprera.

“Arrestimet dhe procedimet tuaja të jashtëzakonshme bënë që ata të paprekshëm të flasin shumë, asnjë nuk është mbi ligjin. Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare, brenda 5 viteve të shkurtra SPAK është kthyer në institucionin publik më të besuar në Shqipëri. Ne kemi besim se SPAK sapo ka filluar dhe do të vazhdojë të ngjallë besim te qytetarët e Shqipërisë. Për t’u siguruar që SPAK të vazhdojë pandërprerë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ne besojmë se prokurorë e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë mund të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë”, tha Kasanof.

Deklarata e te Ngarkuares me PUne te SHBA, Nancy VanHorntor 2025

Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.

SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër.

Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së. Ju falënderoj sërish për guximin dhe përkushtimin tuaj ndaj vendeve dhe qytetarëve tuaj. Besoj se kjo konferencë do të forcojë aftësitë tuaja dhe do t’ju ofrojë mjete të reja në luftën tuaj të vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …