Lideri i opozitës, Sali Berisha në një dalje për gazetarët para selisë së Kuvendit reagoi kundër sjelljes arrogantë të mazhorancës gjatë ditës së sotme.
Berisha tha se, as Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton.
“Një akt tipik prej Kim Jong-Uni.
As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë.
As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit.
Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri.
Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.
Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton.
Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve”, tha Berisha.
Gazeta RD