Paloka: Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas miratimit të programit të qeverisë nga Parlamenti në vetëm pesë minuta.

Paloka shkruan në njw postim nw Facebook, veprimet e qeverisë janë tregues i qeverisjes autoritare të Ramës dhe nevoja e opozitës për veprime konkrete kundër shkeljes së ligjit dhe institucioneve.

“E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin! Përfundimisht! Kemi 12 vjet që denoncojmë skandalet, krimin, korrupsionin… E çfarë ndryshon? Asgjë! Ata vazhdojnë të vjedhin, të shkatrrojnë, të poshtërojnë, nuk njohin ligjet dhe Kushtetutën që vetë kanë votuar. Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

Bozdo: AKSHI i është dhënë dhuratë në tabaka krimit të organizuar!

Deputeti i PD, Eno Bozdo ka reaguar me një deklaratë për mediat për Ndryshimet e …